Latifi: Fitore e madhe, të qëndrojmë me këmbë në tokë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Liridon Latifi ishte një nga lojtarët më të dalluar sëbashku me Besart Berishën në ndeshjen përballë Milsami Orhei të Zhvilluar në Moldavi. Korçarët fituan me rezultatin 0-2, dhe janë thuajse me një këmbë në play-off të Champions League. Pavarësisht kësaj, mesfushori Latifi shprehet: “Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe shumë të përqendruar për ndeshjen e kthimit pasi janë ende 90 minuta për t’u luajtur. Na duhet të marrim sërisht një rezultat për t’i siguruar grupet e Europa League, dhe pastaj të mendojmë për Play-off-in e Championsit, që aq shumë e dëshirojmë.”

imageKampionët e Shqipërisë, Skënderbeu i Korçës është me një këmbë në play-off-in e Champions League. Të martën mbrëma arritën një fitore të bujshme si mysafir me rezultat 0-2 kundër ekipit nga Moldavia, Milsami Orhei. Hamdi Salihi, me dy golat e tij ishte njeriu i fitores së madhe dhe që i jep ekipit të tij një avantazh të madh për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet me 5 gusht në stadiumin “Arena Elbasan”.

Gjitashtu mesfushori Latifi shtoi diçka edhe për kundërshtarët moldavë: “Është e vërtet që Milsami onsiderohet si një ekip shumë i mirë pasi jo më kot është kampion në vëndin e tij, por edhe ne gjithashtu e kemi vlerësuar shumë, pasi kanë një ekip të mirë ata. Ne kemi qenë shumë të motivuar për këtë ndeshje dhe kemi qenë të sigurt që nga ky takim do të dalim me rezultat pozitiv. Të them të drejtën, nuk kemi menduar që ndeshjen do ta fitojmë me rezultat 0:2, por treguam cilësi të lartë në fushë.”-përfundoi mesfushori Liridon Latifi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.