Latifi: Nata më e mirë e jetës time, në short dua ekip më të dobët se Milani

0
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Skënderbeut, Liridon Latifi, e cilësoi mbrëmjen e sotme si më të mirën e jetës së tij. Pas kualifikimit kundër Mlada Boleslav, ai tha se do të dëshironte sërish një kundërshtar sa më të dobët dhe jo Milanin në fazën “Play-OFF”.

“Bëmë një ndeshje jashtëzakonisht të mirë. Ishte nata më e mirë e jetës time. Mendoj se kemi dhënë gjithçka në fushën e lojës.

Mbrojtësi i majtë Fleisman? E pashë që ishte shumë i lodhur dhe e vendosa disa herë në vështirësi. Misionin tim besoj se e përfundova.

Shorti? Mendoj se është çështje fati. Nëse bie Milani apo jo nuk e di, por shpresoj që të jetë një ekip sa më i dobët”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Skënderbeut, Liridon Latifi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.