Latifi: Nuk e di çfarë po na ndodh, sot nuk kishim fat

0
SHPËRNDAJE
Loading...

liridon-latifiMesfushori i Skënderbeut, Liridon Latifi, pas ndeshjes me Teutën, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Egi Duro, u shpreh se as ai vetë nuk e di se çfarë po ndodh, ndërsa theksoi se lojtarët nuk kishin fat.

Çfarë po ndodh me Skënderbeun?

“Nuk e di çfarë po ndodh. Sot nuk kishim fat, por kemi humbur raste të mira dhe pati edhe largime në vijë fatale. Nuk po na ecën, nuk e di pse nuk po e gjejmë dot golin.”

Ndeshje e mirë dhe shumë depërtime në sulm për mesfushorin Latifi…

“Sot kisha shumë hapësira dhe mendoj se i bëra mirë detyrat që kisha, por për fat të keq nuk po shënojmë dhe këtu po gabojmë.”

Problem psikologjik?

“Jo, jemi të qetë. Skuadra ka qenë gjithnjë e qetë dhe ky është suksesi i kësaj skuadre dhe këtij klubi, edhe në sezonet e shkuar. Duhet të vazhdojmë kështu, duke luajtur mirë, besoj se edhe fati nuk deshi të fitonim.”

Nervoz gjatë sezonit?

“Unë jam lojtar që preferoj të marr përgjegjësi mbi vete dhe ka momente kur gjërat nuk ecin, ndaj nervozohem. Janë gjëra që i ndodhin çdo futbollisti”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Skënderbeut, Liridon Latifi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.