Latifi: Qarkulluam topin shumë mirë, Salihi është shumë i rëndësishëm për ne

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Mesfushori i Skënderbeut, Liridon Latifi, pas ndeshjes me Vllazninë, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Ylli Aga, theksoi se ekipi i tij qarkulloi topin shumë mirë, ndërsa kosovari u shpreh se Salihi është shumë i rëndësishëm për skuadrën korçare.

“Nuk është dëmtim serioz, mendoj se do të kalojë shpejt. Në fillim kisha shumë dhimbje, por tani jam më i qetë.”

“Qarkulluam topin mirë dhe bëmë atë që do trajneri Daja edhe pse nuk krijuam dot shumë raste.”

“E pashë që Bicaj do pasonte në mes dhe arrita ta kap topin, më pas Muzaka më shërbeu shumë mirë dhe shënova me një goditje perfekte.”

“Salihi është shumë i rëndësishëm për ne. Jam i bindur se në fund ai do të jetë golashënuesi më i mirë.

Do vijë momenti që do i bëjë golat. Ai po bën gjithçka për ekipin e Skënderbeut atë që duhet dhe shpresoj shumë që shumë shpejt të zhbllokohet.

Unë mundohem ta gjej atë që të shënojë, edhe futbollistët e tjerë mundohen ta shërbejnë gjatë gjithë kohës, por kundërshtarët e markojnë shumë dhe në këtë mënyrë ai na jep neve hapësira.”

“Nuk di të përgjigjem se sa afër jam me Kombëtaren. Sa më afër që të jem, aq më mirë për mua, por këtë gjë e di trajneri Gianni De Biasi.”

“Golin ia dedikoj nënës sime që nesër ka ditëlindjen. Ky është gol special për mua”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Skënderbeut, Liridon Latifi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.