Latifi: Skënderbeu do të shkojë shumë larg në Europë

0
SHPËRNDAJE

Pas barazimit të suksesshëm 1-1 në transfertë ndaj Kairat të Kazakistan, skuadra e Skënderbeut, favorite kryesore për të vijuar aventurën europiane, ka rinisur përgatitjet për ndeshjen e kthimit. Të mirëpritur nga tifozët dhe mediat, për korçarët, ishte Liridon Latifi, ai që prej kohësh është shndërruar tashmë në liderin e ekipit bardhekuq, që ka folur duke komentuar mbi rezultatin e arritur në transfertë dhe parashikimin e tij për ndeshjen e kthimit.

“Jemi të kënaqur të gjithë si skuadër për atë që dhamë në fushën e lojës dhe morëm atë rezultat që na favorizon për ndeshjen e kthimit. Merita nuk është as e imja dhe as e ndonjë individi tjetër, por e grupit që funksionoi shkëlqyer. I gjithë ekipi ka besim se do të jemi ne ata që do të kalojmë në turin tjetër. Nuk dua të flas për ekipin tim të ri, unë dua të shkoj sa me larg me Skënderbeun në Europë, skuadër që më bëri me kaq emër. Po e përjetoj me entuziazëm çdo ditë timen në Korçë deri në fund”, citohet Liridon Latifi në faqen zyrtare të klubit të Skënderbeut.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.