Lazio fiton betejën e parë me Leverkusen (Video)

0
SHPËRNDAJE

Lazio – Bayer Leverkusen ishte një nga përplasjet më të forta të fazës playoff dhe beteja e parë ka shkuar në favor të Lazios që arrijnë të fitojnë minimalisht 1-0 me anë të një goli të Keita Balde. Fillimi i ndeshjes ka qenë me raste të pakta dhe “luftë” në mesfushe me faulle të shumtë. Drithërimat e para të ndeshjes vijnë në minutat e 26-të dhe 27-të kur brenda dy minutash goditen dy shtylla, fillimisht Bender dhe më pas Klose ngjyrosin ndeshjen me emocione. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0-0 dhe me lajme të këqija për lacialët pasi Miroslav Klose dëmtohet dhe nuk është më në gjendje të vazhdojë ndeshjen.

lazio

Në fillim të pjesës së dytë, Pioli hedh në fushë Keitan në vend të Kloses. Italianët vihen shpesh në vështirësi dhe qendërmbrojtësi Mauricio rrezikon të ndëshkohet me karton të kuq pas disa ndërhyrjeve të rrezikshme. Calhanoglu arrin të shënojë për Leverkusen por goli anullohet për shkak të një pozicjoni jashtë loje të Kiessling. Në minutën e 76-të sulmuesi i Lazios Keita bën gjithçka mirë duke rrëmbyer topin në gjysmëfushën kundërshtare dhe pasi “djeg” në sprint mbrojtësin Tah arrin të shënojë me një goditje diagonale në hyrje të zonës. Deri në fund të takimit pati edhe disa raste të cilat në fund nuk u konkretizuan me gol.

Në vijim ju ftojmë të ndiqni golin e shënuar nga Keita:

https://www.youtube.com/watch?v=7Bz2e7Byn0Q

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.