Lazio i jep leksion Interit (Video)

0
SHPËRNDAJE

Soccer: Serie A; Lazio-InterSerie A/ Skuadra e Lazios këtë sezon ka qenë një makth për Interin teksa e ka mposhtur në të dyja sfidat e kampionatit. Ashtu si në fazën e parë, edhe mbrëmjen e sotme skuadra e kaltër i dha leksion ekipit të Mancinit teksa e mposhti 2-0.

Golat e Miroslav Klose në minutën e 8′ dhe të Candrevës në minutën e 84′ i shkaktuan Interit një humbje që e detyron t’i thotë përfundimisht lamtumirë zonës Champions. Ndërkohë zikaltërit e mbyllën sfidën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Murillls në minutën e 83′. Tashmë Inter duhet të kënaqet vetëm me Europa League. Ndërkohë Etrit Berisha qëndroi në stol gjatë këtij 90 minutëshi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.