Lazio kërkon një tjetër shqiptar

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Seria A / Sipas medieve italiane, pavarësisht se Ledian Memushaj kërkohet nga shumë ekipe, në Itali, Francë e Zvicër, nuk është venitur mundësia e blerjes nga Lazio. Emri i mesfushorit të lindur në Vlorë po qarkullon prej kohësh në ambientet e klubit lacial, por ende nuk është hedhur hapi i madh për ta bashkuar lojtarin kuqezi me skuadrën e Simone Inzaghit.

Ndërkohë, një tjetër shqiptar është futur në orbitën e Lazios. Hekuran Kryeziu, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, po monitorohet nga klubi italian dhe drejtori sportiv Igli Tare synon ta vendosë nën urdhërat e trajnerit Simone Inzaghi për të plotësuar repartin e mesfushës, pasi Parolo dhe Luliç mbeten pikat kyçe, por synimi i trajnerit është alternimi i tyre për shkak të kalendarit të ngjeshur.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU