Lazio shpall listën për Ligën e Kampioneve, Cana dhe Berisha …

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ekipi italian dorëzoi në UEFA listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm në ndeshjet e Ligës së Kampioneve, konkretisht në ‘play-off’ ndaj klubit gjerman Bayer Leverkusen. Bie në sy mungesa e Lorik Canës ndërsa nuk mungon portieri Etrit Berisha që bashkë me italianët Marchetti dhe Guerrieri përbejnë treshen e portierëve të gatshëm. Guerrieri ka zënë vendin e Thomas Strakoshës që u huazua para pak kohësh te Salernitana në serie B. Ja lista e plotë:

Portierë: Federico Marchetti, Etrit Berisha, Guido Guerrieri;
Mbrojtës: Stefan de Vrij, Santiago Gentiletti, Dusan Basta, Edson Braafheid, Mauricio Dos Santos Nascimento, Stefan Radu,Patricio Gabarron Gil, Ëesley Hoedt, Abdoulay Konko, Senad Lulic;
Mesfushorë: Lucas Biglia, Ogenyi Eddy Onazi, Antonio Candreva, Felipe Anderson, Danilo Cataldi, Sergej Milinkovic-Savic, Ravel Morrison, Marco Parolo, Alessandro Murgia;
Sulmues: Miroslav Klose, Filip Djordjevic, Ricardo Kishna.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.