Përfundon me humbje ëndrra europiane e Kukësit, Legia fiton 1-0 (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kukesi-vs-LegiaLegia: Kuciak; Berezynski, Rrezniczak, Lewczuk, Brzyski; Furman, Pazdan, Duda, Zyro, Kucharczyk; Prijovic

Trajner: H.Berg

Kukësi: Koci; Mici, Muça, Hallaçi, Malota; Musolli, Hasani, Ferreira, Carioca, Flores Bonfim; Moreira

Trajner: M.Troisi

Pjesa e parë

Pjesa e parë midis Kukësit dhe Legias e vlefshme për turin e tretë të Europa League ka qenë përgjithësisht e qetë dhe pa raste të pastra për shënim. Polakët duke pasur edhe qetësinë e ndeshjes së parë të falë rezultatit 0-3 kanë preferuar të bëjnë një mini rotacion në formacion duke lënë pushim disa lojtarë titullarë. Ndeshja ka qenë e ekuilibruar dhe as Legia e as Kukësi nuk kanë arritur të rrezikojnë seriozisht portat respektive. Kjo pjesë e parë pa asnjë gol të shënuar nga Kukësi fakton eliminimin e verilindorëve, edhe pse kjo dihej që nga ndeshja e parë.

Legia

Pjesa e dytë

Me të filluar 45 minutëshi i dytë i lojës Legia rrit presionin duke sulmuar më tepër dhe arrin të gjejë menjëherë golin e avantazhit falë Kucharczyk i cili shënon në minutën e 47-të një supergol nga jashtë zone. Pjesa e mbetur e lojës nuk ka shumë për të treguar me Kukësin që nuk arrin të bëhet i rrezikshëm dhe Legian që administron rezultatin duke qarkulluar topin. Trajneri Berg i kryen të treja zëvëndësimet për ti lejuar titullarëve të pushojnë duke qenë se kualifikimi ishte siguruar tashmë. Polakët konfirmohen një kockë e fortë për Kukësin i cili nuk arrin të përsëritet si në ndeshjen kundër Mlladost. Legia tregoi që në ndeshjen e parë se ishte skuadër e një tjetër niveli në krahasim me verilindorët dhe fusha e blertë thjesht sa konfirmoi atë që ishte parashikuar dhe në letër, që Legia ishte një kundërshtar i një niveli të lartë. Kukësi humbet edhe takimin e dytë në pritje të zhvillimeve që do të ndodhin në presidencën e klubit…

Në vijim ju sjellim videon e golit të shënuar:

https://www.youtube.com/watch?v=3N0PQxi5T3Y

S'KA KOMENTE

Comments are closed.