Legjenda e sulmit anglez mendon se Rooney duhet të tërhiqet nga kombëtarja

0
SHPËRNDAJE

runi

Ish-sulmuesi i Newcastle United dhe kombëtares angleze, Alan Shearer këshillon Wayne Rooneyn që t’i jap fund karrierës me kombëtaren.
Shearer mendon që Rooney duhet të fillojë të mendojë më shumë për veten dhe kësisoj të largohet nga kombëtarja e ‘Tre Luanëve’, për t’u përqendruar vetëm te Manchester United.

“United ka një skuadër me shumë futbollistë të fortë dhe Rooney duhet që të luajë në nivelet më të larta për të qenë startues në ekipin e Jose Mourinhos”.
“Ka ardhur koha kur ai duhet që të mendojë më për veten dhe me keqardhje e them se më e mira do të ishte që ai të pensionohet nga futbolli me kombëtaren”.
“Nuk e them që ai nuk është i denjë për ekipin kombëtar, por ai tani është 30-vjeçar dhe e ka më të vështirë që si kapiten i klubit dhe Anglisë, të përmbushë kërkesat për të luajtur në nivelet më të larta”, ka deklaruar Shearer për ‘The Sun’.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.