Legjenda Mateus debat me Ançelotin për Mylerin

0
SHPËRNDAJE


Lotar Mateus dhe Karlo Ançeloti kanë filluar një betejë mediatike në distancë. Në fakt është ish-futbollisti gjerman ai që thumbon zakonisht, duke detyruar trajnerin italian të Bajern Mynih që t’i përgjigjet.

Këtë radhë, Mateus, në një opinion të dhënë për “Bild” deklaroi se kohës së Tomas Myler te Bajern Mynih po i vinte fundi. “Nuk ka më vend për të në planet e Karlo Ançelotit”, ishte bindja e legjendës së futbollit gjerman.
Por nga grumbullimi i ekipit në Doha, në Katar, nuk ka vonuar përgjigja e trajnerit të bavarezëve.

“Tomas është shumë inteligjent. Ai mund të gjejë pozicionin e duhur në fushën e lojës. Pastaj ai ka luajtur shumë ndeshje në pjesën e parë të sezonit. Ai do të luajë edhe shumë të tjera në pjesën e dytë”, ishin fjalët e Ançelotit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.