Legjenda Tiranës: Josa duhet të jap dorëheqjen

0
SHPËRNDAJE
Loading...

“Nëse ka një fije burrni, të ikë, brezi ynë s’i pranon këto”.

Agustin Kola nuk e ka kapërdirë dot shfaqjen e Tiranës dy ditë më parë në “Selman Stërmasi” ndaj Kukësit. Ai mendon
se përgjegjës janë edhe ishsportistë të Tiranës që ndër vite janë nënshtruar ndaj presidentëve dhe më pas janë bërë
palë në ato që ai i quan “pisllëqe”. Ish-futbollisti i shquar i Tiranës ka një mesazh të fortë edhe për trajnerin Mirel Josa: “Nëse i ka mbetur një fije burrni, apo një fije mirësi, Josa duhet të japë dorëheqjen”, ka deklaruar Kola ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Kola, kur e kishit parë për herë të fundit Tiranën kaq shumë të kontestuar për tolerim ndeshjesh?

Ishte skandal, por nuk kanë faj lojtarët. Mos i kritikoni
kot ata… Tirana është në pikë të hallit dhe më vjen shumë keq, por nuk kanë faj lojtarët. Nuk po kritikojmë lojtarët,
thjesht po ju pyesim se pse është në këtë gjendje Tirana?
Ndoshta edhe për fajin tonë, ne ish-sportistëve të Tiranës,
apo edhe ish-trajnerëve të saj.

Çfarë doni të thoni me këtë?
Po kemi toleruar më shumë sesa duhet. Ne i përkasim një
brezi tjetër, jo këtyre të pas ’90- ës.
Po pse faji juaj është që Tirana mbërrin në këtë pikë?
Po pra, edhe faji ynë është. Ne nuk duhet kurrsesi që të
bëhemi pjesë e interesave të ngushta të presidentit. Trajnerët
duhet të kenë edhe autoritet të thonë “jo” diku. Po nuk e tham ne këtë, ne pra që kemi ndoshta edhe historinë me vete, kush do ta thotë? Do ta thonë këta trajnerët e pas viteve ’90? Dyshoj shumë. Prandaj them që kemi përgjegjësi të madhe ne ishsportistët e Tiranës. Nuk mund të sillemi si Hafizi apo si Mema.
Pse si janë sjellë Hafizi me Memën?
Ore, jetoni në Shqipëri ju apo jo…?! Po mirë mo, a ishte Hafizi
ai që kur iku si trajner i Tiranës nuk la gjë pa thënë për Halilin?
Po Mema kur iku, a e kritikoi Halilin? Po tani ku janë?!
Jua them unë, janë të dy po te Tirana dhe nuk flasin asnjë
fjalë… Pse, kështu ecet përpara…?!
Nejse, të kthehemi te ndeshja e së shtunës, e kujt është përgjegjësia për këtë?
Së pari, dua t’i bëj një thirrje Mirel Josës. Më del nga shpirti
kjo thirrje dhe nuk dua të paragjykohet, por i them atij që
të japë dorëheqjen.
Pse vetëm Josa është përgjegjës për atë që ndodhi?
Jo, nuk mendoj se është vetëm ai, por ama Josa është
brezi im i futbollit. Josa ka detyrën morale të mos bëhet pis
me kësi gjërash dhe të refuzojë të përfshihet. Unë kështu mendoj. Nuk mund të lejojmë ne të atij brezi që të mbërrijmë deri në këtë pikë. Historinë tonë e bëmë me djersë dhe me gjak, jo duke bërë kësi marifetesh. E përsëris, nëse Josës i ka mbetur një fije burrni dhe një fije mirësi, duhet të largohet një orë e më parë. Të mos bëhet pjesë e gjithë kësaj gjëje të shëmtuar. Kam bindjen që ne të atij brezi jemi ndryshe dhe nëse nuk u themi jo këtyre gjërave, nuk do
të mund të krijojmë dot më pas ndoshta edhe një traditë refuzimi. Tirana prandaj u bë e madhe, se ishte kundër sistemit dhe arritjet i kishte në fushën e lojës me djersë, jo me të tilla gjëra.
A e keni lexuar deklaratën e ish-trajnerit të Flamurtarit,
Edmond Lutaj?
Po, dhe më erdhi mirë, por më pas u ndjeva edhe keq.
Pse?
Sepse për Tiranën sot i vjen keq edhe një vlonjati, ndërsa
neve të Tiranës nuk na dhimbset më… Pse kështu ndihmohet
klubi?!
Dakord, por sado të protestojnë ish-lojtarët e Tiranës, në fund vendimet nuk i marrin as ata dhe as tifozët…
Mirë, por ne kemi detyrën morale të distancohemi. Unë e
kuptoj se përgjegjës për këtë janë edhe ata që e drejtojnë. Jam i bindur plotësisht se Refik Halili nuk i lë ndeshjet për para
apo për bixhoz. Kurrën e kurrës! Por ama disa njerëz aty rrotull ndikojnë që skuadra të bëjë shfaqje si ajo e së shtunës dhe kjo është e patolerueshme. Si mund të ndryshojnë
gjërat në futbollin tonë? Ne nuk kemi më futboll profesionist.
Nuk e kam dashur kurrë sistemin e mëparshëm, por atëherë të paktën punohej me profesionalizëm. Në 20 vite karrierë, kam fjetur gjithsej 4 vite në total në shtëpi, ndërsa
pjesën tjetër me ekipin. Po sot? Shikoni ku jemi katandisur…

Më konkretisht, si mund të ndryshojë Tirana?
Tirana dhe futbolli shqiptar nuk ndryshojnë dot po nuk u
privatizuan…
Po Tirana është privatizuar…
Me sinqeritet ju them se ky nuk është privatizim. Ky rast
është si të marrësh një dyqan apo një kioskë me qira dhe ke
frikë të investosh sa duhet sepse në fund e di se nuk është
e jotja. Po të ishte privatizuar mirëfilli, të jeni të bindur se do
të kishte të tjera kushte sot. Por ja që nuk është kështu dhe të mos e gënjejmë veten kot. Ky është problemi i parë, më pas
zgjidhen të tjerat. Nëse nuk e sheh një klub si pronën tënde,
vështirë se bën sakrifica të mëdha. /panoramasport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.