Legjenda vlonjate Sokol Kushta reagon ashpër ndaj Idrizit

0
SHPËRNDAJE

Sokol Kushta është një nga ata që kritikon shpesh, duke shprehur pikëpamjet e tij mbi ngjarje të ndryshme te klubi i Flamurtarit.

Sigurisht, që me atë që ai ka dhënë për vlonjatët në futboll, i takon, por kjo ngjall edhe debate, si ky i fundit me administratorin Idrizi, që pas një deklaratë të Kushtës mbi largimet e lojtarëve vlonjate nga Flamurtari.

“Sokol Kushta na ka nderuar, por si drejtues i Flamurtarit nuk e di çfarë ka bërë?! Çfarë bëjmë ne me lojtarët vlonjatë?,- thotë Kushta. -Por as unë nuk e di se çfarë ka bërë Kushta në kohën e tij kur ka qenë administrator i Klubit të Futbollit Flamurtari… Është e lehtë që të bësh kritikun. Unë e dua dhe e respektoj Sokol Kushtën, madje i marr shënim mendimet e tij gjithmonë. Por, e përsëris, çfarë ka bërë ai për vlonjatët?! Unë dua që të mbaj mend atë Kushtën e Beogradit dhe jo Kushtën si drejtues, se nga kjo pastaj na dalin të tjera histori”, tha Idrizi më parë në “Panorama Sport”, ku i vjen edhe përgjigja nga Kushta.

“Unë kam dhënë mendim për Flamurtarin e Vlorës se më takon, nuk jam palë me asnjë, nuk të kam kërkuar asnjëherë gjë dhe nuk jemi takuar asnjë sekondë asnjëherë. E di që do Flamurtarin dhe aeroportin për kompanitë turke. Mirë bën, janë punët e tua dhe nuk më interesojnë fare! Nuk më pëlqen lumosja me këto gjëra. Faleminderit që ke pasur kohë të shikoje golin tim ndaj Partizanit të Beogradit, se po të shikoje gjithë golat e mi me Kombëtaren dhe Flamurtarin e ekipet që kam luajtur, nuk do kishe kohë për të gjitha këto që menaxhon”, ka thënë ndër të tjera Kushta.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.