Legjendat, Boca Juniors mposht Juventusin

0
SHPËRNDAJE

Legjendat e Boca Juniors fituan “Kupën Unesco”, sfidë bamirësie me legjendat e Juventusit. Ndeshja e luajtur në stadiumin e Torinos është mbyllur në shifrat 5-3 pas penalltive dhe kohës së rregullt që përfundoi 1-1. Golat janë shënuar nga Guly 27’ dhe Trezeguet 48’. Nga pika e bardhë kanë gabuar Davids dhe Bonetti, ndërsa portiere Abbondanzieri ka shënuar ndaj kolegut të tij Peruzzi.Juve-Boca-legends490juve
Në fushë janë parë shumë ish-kampion si Nedved e Camoranesi, por edhe Davids e Montero tek juventinët. Ndërkohë që Palermo, Caniggia dhe Abbondanzieri tek Boca. Të ardhurat e ndeshjes, të pranishëm ishin 8 mijë sportëdashës, do të shkojnë për qendrën Temedt të Bamako të Malit. Kjo qendër trajton fëmijë që më parë kanë qenë ushtarë, dhe shkollën e artit të zanatit në Bangui në Republikën QendërJUVE_Boca graficaafrikane.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.