Legjionarët/ E gjithë Seria A në ndjekje të Eros Grezdës

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Eros Grezdës i kanë mjaftuar pak ndeshje me përfaqësuesen shqiptare për të tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe sidomos klubeve të kampionateve të njohura që janë interesuar për mesfushorin i cili luan në Kroaci.

Që nga debutimi i tij me Shqipërinë në Palermo e deri më sot, Grezda ka arritur të gjejë gjithnjë e më shumë hapësira në radhët e përfaqësueses kuqezi, duke u kthyer në ndeshjet e fundit në një titullar fiks për rreshtimin e Kristian Panuçit. Normalisht, këto paraqitje nuk kanë kaluar pa u vënë re dhe sipas portalit “Tuttomercatoweb”, janë disa klube italiane që pritet të interesohen për transferimin e tij.

Eros Grezda

Në një shkrim që i kushtohet pikërisht karrierës së mesfushorit shqiptar, theksohet se Krotone kishte hedhur disa hapa që në verë për të afruar futbollistin, duke kontaktuar me një nga menaxherët italianë që e përfaqësojnë, Gaetano Montalbano. Por Grezda zgjodhi Osijek për vazhdimin e karrierës së tij dhe për momentin është duke luajtur rregullisht me klubin kroat.

Megjithatë, sipas portalit italian, pritet që klubet italiane të kthejnë përsëri sytë nga futbollisti shqiptar në merkaton e janarit, tani që cilësia e tij u vu re edhe në ndeshjet përballë emrave të mëdhenj të futbollit europian si Spanja e Italia.

Eros Grezda

Eros Grezda

S'KA KOMENTE

Comments are closed.