Legjionarët, humbet në shtëpi skuadra e Llullakut

0
SHPËRNDAJE


Azdren Llullaku ka qenë në fushë ditën e sotme, por skuadra e tij pësoi një humbje të papritu në “shtëpi”.

Gaz Metani u mposht nga Astra me shifrat 0-1 dhe tashmë distanca me vendin e parë mbetet po 3 pikë.

Në këtë ndeshje golashënuesi më i mirë i kampionatit, shqiptari Llullaku, nuk arriti të gjejë rrugën e golit për të shmangur humbjen e skuadrës së tij.

Për më tepër, Llullaku u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 90 duke mbyllur kështu në një mënyrë jo të mirë ndeshjen e sotme.

Pas kësaj humbje, Gaz Metani mbetet në vendin e tretë me 37 pikë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.