Legjionarët në Europa League (video)

0
SHPËRNDAJE

Përvec ekipeve shqiptare të Partizanit nga Tirana dhe Shkëndijës nga Tetova, në fushat e lojës zbritën dje edhe skuadra të huaja që në përbërje të tyre kanë futbollistë me shtetësi shqiptare.

Dinamo (Gjeorgji) – Paok (Greqi) 0-3 Ergys Kace nuk u grumbullua as në këtë takim për grekët të cilët duken se i kanë bërë dalje mesfushorit të Kombëtares shqiptare.

Qabala (Azerbajxhan) – Maribor (Slloveni) 3-1 As mesfushori Valon Ahmedi nuk ishte grumbulluar këtë takim. Lojtari shqiptar ende nuk ka bërë asnjë paraqitje as në kampionatin slloven.

Goteborg (Suedi) – Karabakh (Azerbajxhan) 1-0 Ansi Agolli ishte në fushë për 90 minuta të plota në këtë humbje minimale që i lë shpresë për ndeshjen e kthimit.

Maccabi Tel-Aviv (Izrael) – Hajduk (Kroaci) 2-1 Një humbje minimale por me shumë shpresë për kualifikim prej golit të shënuar jashtë fushe. Suprizë e bukur ishte se Hysen Memolla ishte titullar dhe luajti gjatë gjithë takimit.

Basaksehir (Turqi) – Shakhtar Donetsk (Ukrainë) 1-2 E nisi titullar Sokol Cikalleshi madje u bë protagonist negativ i ndeshjes duke shënuar një autogol. Gjithsesi luajti gjatë gjithë ndeshjes dhe kjo është shenjë e mirë.

Lokomotiva Zagreb (Kroaci) – Genk (Belgjikë) 2-2 Rezultat negativ në pamje të parë por një barazim i mirë duke pasur parasysh që shkoi deri në 0-2 për belget. Eros Grezda titullar dhe 90 minuta, Endri Cekici hyri në lojë në ’87.

Astra (Rumani) – West Ham (Angli) 1-1 Një barazim i mirë për ekipin ku luan Kristi Vangjeli teksa lojtari ynë ishte në fushë si titullar duke u zëvendësuar në ’58 teksa vetëm dy minuta më përpara ishte ndëshkuar me një karton të verdhë.

 

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.