Legjionarët: Xhaka e Gashi e nisin me fitore, Agolli humbet në Londër (Video)

0
SHPËRNDAJE

Taulant Xhaka
Taulant Xhaka
Legjionarët/ Mbrëmje mjaft e mirë për Taulant Xhakën dhe Shkëlzen Gashin në Europa League me ekipin e tyre Basel. Ekipi zvicerian arriti të marrë një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Fiorentinës, ekip ky që drejtohet nga ish trajneri i tyre Paolo Souza. Basel fitoi me rezultatin 1-2 në transfertën italiane falë golave të Bjarnason dhe Eleny në pjesën e dytë që përmbysën golin e Kalinić në pjesën e parë. Faktor për këtë gjë u bë edhe kartoni i kuq i marrë nga ana e mbrojtësit të Fiorentinës Rodriguez. Xhaka në këtë takim luajti si titullar përgjatë të gjithë takimit ku zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë, ndërsa sulmuesi Shkëlzen Gashi nuk u aktivizua asnjë minutë në këtë sfidë, duke mos kontribuar në fitoren e marrë nga Basel përballë Fiorentinës.

Ansi Agolli në dyluftim në ndeshjen me Tottenham
Ansi Agolli në dyluftim në ndeshjen me Tottenham
Ndërkohë një paraqitje të mirë ka bërë edhe Ansi Agolli në mbrëmjen e Europa League në ndeshjen kundër Tottenham, por ekipi i tij Qarabag humbi në Londër me rezultatin 3-1. Edhe pse arritën të kalojnë në avantazh të parë falë një 11-metërshi të fituar pikërisht nga Agolli, por të kthyer ne gol nga Almeida, Qarabag nuk arriti dot t’i bëjë ballë furisë së anglezëve. Tottenham e përmbysi rezultatin qysh në pjesën e parë falë një dopiete të Son Heung-Ming. Pjesa e dytë foli sërisht për Tottenham që arriti të shënojë edhe golin e tretë me anë të Lamelës për t’a mbyllur sfidën 3-1. Agolli luajti të gjithë ndeshjen, dhe tregoi nje nivel të mirë loje.

Ndeshja Tottenham – Qarabag. Ne video 11-metërshi i fituar nga Agolli

Ergys Kaçe nuk ka qënë i grumbulluar nga Paok për sfidën ndaj ekipit të Gabala, ndeshje që përfundoi me rezultatin e bardhe 0-0. Ndërkohë që mesfushori Herolind Shala ka qënë titullar në humbjen e Liberec përballë ekipit të Bragës. Talenti kuqezi është aktivizuar për 65′ minuta, dhe më pas është zëvëndësuar nga trajneri. Shala zhvilloi një takim të kënaqshëm edhe pse nuk ishte protagonist.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.