Leicester e djallos në “shtëpi”, Liverpool vijon fitoret

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Premier League/ Leicester City ka bërë një hap fals të papritur teksa është ndalur në fushën e vet nga West Ham. Ndeshja mes dy skuadrave përfundoi me rezultatin 2-2, teksa “dhelprat” e Ranierit ishin me fat që arritën të marrin këtë pikë. Vardy shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 18′ duke krijuar idenë se Leicster po shkonte drejt fitores së rradhës, por surpriza erdhi aty ku nuk u mendua.

Leicester City V West Ham, Premier League Pic Andy Hooper/Daily Mail vardy red
Leicester City V West Ham, Premier League
Pic Andy Hooper/Daily Mail
vardy red

West Ham përmbysi gjithçka brënda 1 minute teksa Carroll në të 84′ dhe Craswell në të 85′ shënuan dy gola duke kaluar në avantazh. Ulloa për vendasit barazoi shifrat në minutën e 96′ të ndeshjes duke i dhënë kështu një pikë Leicesterit, që për mënyrën si shkoi loja duhet të jenë të kënaqur. Tashmë distanca me Tottenham është në 8 pikë, por mund të reduktohet në 5.

imageNdërkohë skuadra e Liverpool arriti të marrë një fitore pas asaj mbrëmje magjike në Europa League. Të kuqtë e Klopp fituan 1-2 në transfertën e Bournemouth falë golave të Firmino dhe Sturridge, duke treguar se të kuqtë janë në një formë shumë të mirë dhe gjithmonë në ngritje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.