Leicester “ngec” në shtëpi, Chelsea vijon fitoret

0
SHPËRNDAJE

imagePremier League/ Ekipi i Leicester City është ndalur në mënyrë surprizë në shtëpi teksa barazoi 2-2 me skuadrën e WBA. Padyshim një rezultat surprizë ky duke parë faktin se ekipi i trajnerit italian, Claudio Ranieri aktualisht ndodhet në krye të renditjes dhe ishte menduar se do të ishte një fitore e lehtë. Skuadra e e West Bromwich kaloi e para në avantazh, por “dhelprat” përmbysën çdo gjë në pjesën e parë me anë Drinkwater dhe King. U mendua se ndeshja u mbyll, por goli i Gardner në pjesën e dytë i prishi planet e tyre. Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-2 dhe tashmë skuadra e Leiçester City rrezikon kreun tashmë nga Tottenham. Ndërkohë një fitore mjaft të rëndësishme ka arritur të marrë edhe skuadra e Chelsea. Blutë e Londrës mposhtën në trasnfertë me rezultatin 1-2 dhe tashmë ka filluar ngjitjen në renditje.

Ndeshjet e Premier League

Aston Villa – Everton 1-3

Norwich – Chelsea 1-2

Leicester City – West Brom 2-2

Sunderland – Crystal Palace 2-2

S'KA KOMENTE

Comments are closed.