Leicester vazhdon kryesimin, Arsenal në ndjekje (Video)

0
SHPËRNDAJE

imagePremier League/ Leicester City nuk di më të ndalet në futbollin anglez. Skuadra e Ranierit vazhdon serinë e fitoreve duke thelluar tashmë diferencën me ndjekësit e Tottenham në 8 pikë, por me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak. “Dhelprat” u impenjuan maksimalisht në fushën e Crystal Palace teksa falë një goli të Mahrez arritën të merrnin 3 pikët e arta që i afrojnë më shumë me titullin kampion. Padyshim një ecuri fantastike e djemve të Ranierit që tashmë kuotohen si kampionët e ardhshëm të Anglisë. imageNdërkohë edhe Arsenali ka bërë detyrën në transfertën e vështirë të Evertonit. Skuadra e Arsene Wenger fitoi 0-2 përballjen e saj në “Goodison Park” duke vazhduar të jetë në ndjekje të Leicester Cityndhe duke arritur vendin e dytë të Tottenham. Dy golat e Welbeck dhe Iowbi në pjesën e parë i dhanë fitoren “topçinjve” që mbeten në luftën për titull edhe pse 8 pikë mbrapa. Ndërkohë Chelsea duket larg formës së vjetër teksa barazoi në “shtëpi” 2-2 kundër West Ham.

Rezultatet në Premier League

Everton – Arsenal 0-2
Crystal Palace – Leicester 0-1
Chelsea – West Ham 2-2
Watford – Stoke 1-2
WBA – Norwich 0-1

S'KA KOMENTE

Comments are closed.