Leiçesteri nuk ndalet më, vjen fitorja e dytë radhazi pa trajnerin Ranieri

0
SHPËRNDAJE

Leiçester City ka marrë fitoren e dytë radhazi që pas shkarkimit të trajnerit Claudio Ranieri. Pas mposhtën javën e kaluar Liverpulin në shtëpi, sot kanë siguruar një tjetër triumf me të njëjtin rezultat ndaj Hull City.

Miqtë e Hull kaluan të parët në avantazh në minutën e 14 me anë të Clucas, por Fuchs barazoi shifrat në minutën e 27. Në të 59-n Mahrez përmbysi rezultatin dhe në minutën e 90 një autogol i Huddlestone vulosi fitoren e “dhelprave”.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Stoke City mposhti në shtëpi me rezultatin 2-0 Middlesbrough, Swansea City fitoi 3-2 ndaj Burnley, Southampton mori 3 pikë në transfertë ndaj Watford në një ndeshje spektakolare që përfundoi 3-4 dhe Crystal Palace fitoi 0-2 ndaj West Bromwich Albion. /minuta90.com/

Leiçester City-Hull City 3-1

Stoke City-Middlesbrough 2-0

Swansea City-Burnley 3-2

Watford-Southampton 3-4

West Bromwich Albion-Crystal Palace 0-2

S'KA KOMENTE

Comments are closed.