Leka: Bahiti, “krimb” që s’i ndahet Sopotit

0
SHPËRNDAJE

ferbjol lekaIridion Bahiti është bërë objekt akuzash nga ish-portieri Fabjol Leka që ka folur për Panorama Sport duke thënë se Bahiti është përfshirë në klub vetëm për të përfituar, dhe ia ka arritur qëllimit.

“Bahiti na ka mbajtur dietat për të mbushur makinën e tij me karburant, pasi i shkrepej të vinte në Delvinë e Sarandë me makinën e tij personale dhe jo në autobuz me ekipin. Ai nuk ka lënë figurë sporti pa përbaltur dhe akuzuar. Në syrin tonë ka bërë dallavere me gjyqtarët dhe ekipet kundërshtare”.

“Nëse kërkon deklaratë të dytë ia jap me fakte, por nuk besoj se do të jetë e nevojshme. Vazhdon të hiqet si administrator kur të gjithë e dinë se bordi mbikëqyrës e ka larguar dhe për këtë ka firmosur edhe kryebashkiaku. Por ky “krimb” vazhdon të gërryejë Sopotin duke u munduar ta rrënojë me injorancën e tij. Largoi nga ekipi Hajdarin, Hoxhën e shumë të tjerë që çfarë nuk dhanë për Sopotin, dhe mbajti në ekip servilët që i lëpiheshin për momentin”-ka deklaruar ndër të tjera për gazetën Leka.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.