Lëkundet pankina e Zmijanit, Plori një opsion për Vllazninë

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Trajneri i Vllaznisë, Luan Zmijani ka qënë gjithmon në qëndër të kritikave nga të gjithë për atë që po ndodh tek ekipi shkodran. Në fillim tifozëria, dhe më pas ish-lojtarët e larguar tashmë nga Vllaznia por edhe legjendat e klubit shkodran kanë drejtuar me gisht tek trajneri Zmijani, i cili duket se këtë sezon nuk ka bërë aspak një punë të mirë. Sipas tyre këtë gjë e tregojnë edhe rezultatet në këto tre javë të para, teksa Vllaznia ka shënuar vetëm 1 gol dhe nuk ka arritur të marrë asnjë pikë duke koleksinuar 3 humbje rradhazi. Pas këtyre rezultateve të gjithë nuk ngurrojnë të “kryqëzojnë” trajnerin Zmijani.

Elvis Plori
Elvis Plori

Tashmë pankina e tij po tronditet nga themelet, teksa në skenë del edhe emri i një trajneri tjetër shkodra. Bëhet fjalë për Elvis Plorin i cili aktualisht drejton skuadrën e Kastriotit në Kategorinë e parë. Pas rezultateve të shkëlqyera dhe punës së mirë që bëri me ekipin e Tërbunit, dhe punës që aktualisht po bën tek krutanët, drejtuesit e klubit kuqeblu po mendojnë seriozisht për t’i ofruar atij pankinën e Vllaznisë duke e parë si njeriun që mund të ngrejë sërisht shkodranët në nivele të mira. Gjithsesi deri tani mbeten vetëm spekulime, por sipas gazetarit Senad Nikshiqi, orët e Zmijanit tek Vllaznia duket se janë drejt fundit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.