Lena: Ishim shumë të mobilizuar, çdo ndeshje deri në fund është finale

0
SHPËRNDAJE
loading...

Nijaz Lena ishte një ndër më të mirët në fushë në fitoren e Kukësit 2-0 ndaj Teutës. Pas suksesit në stadiumin “Niko Dovana”, mesfushori e pranon që ndeshja e sotme ishte për jetë a vdekje. Sipas tij, çdo rezultat përveç fitores do ta largonte shumë Kukësin nga titulli kampion.

“Ishim shumë të mobilizuar për të fituar sot, pasi çdo ndeshje nga tani e deri në fund është finale. Po të gabonim sot, mendoj se ishim shumë larg titullit”.

“Jo, nuk mund të them frikë. Normale që është trysnia kur e kërkon fitoren me patjetër, por mendoj se ndeshjen e kishim nën kontroll. Teuta nuk na rrezikoi në asnjë moment dhe prisnim të shënonim ne. E arritëm në pjesën e dytë. Vazhdojmë me këtë ritëm. Nëse e mbajmë, jemi në rrugën e duhur”.

“Mendoj që është zgjidhur nga ana e presidentit Gjici, por mendoj se në këtë pikë të sezonit, çdo lojtar do të na bënte punë, sidomos mesfushori Hasani”.

“Patjetër që mendoj dhe dëshiroj që të gabojë edhe ndeshjen e radhës, edhe tjetrën. Sot jemi në vend të parë, prandaj mendoj që jemi ekipi më i fortë”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Kukësit, Nijaz Lena. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.