Lena: Më takon një titull me Kukësin, është viti më i mirë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

nijaz-lenaMesfushori i Kukësit, Nijaz Lena, pas ndeshjes me Partizanin, në prononcimin për SuperSport, dhënë gazetarit Gjergji Stefa, u ngacmua nga Studio e “Gol Pas Goli” se mos pas shumë viteve në Superiore dhe meqë kishte marrë edhe pasaportën shqiptare, kishte ardhur koha që të bënte të tijin edhe titullin kampion.

“Në fakt, një titull më takonte që më parë, në vitin 2011. Ai titull më takonte me Flamurtarin”.

“Mendoj që ky është viti më i mirë për të fituar trofeun me Kukësin”.

“Në vitin 2011, ishte një Kupë që po të ishte e vërtetë e ka merituar Flamurtari. Shkëmbi e di mirë këtë gjë. Kemi shumë ndeshje përpara, e rëndësishme është të mos humbasim asnjë ndeshje me rivalët direkt.

Tani kemi 3 sfida në shtëpi dhe besoj që këtë vit e mbyllim ne si kampion”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Kukësit, Nijaz Lena. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.