Lenjani, nga goli te kartoni i kuq me Nantën

0
SHPËRNDAJE

lenjNga parajsa në…ferr. Emir Lenjani nga kaluar nga ekstremi në ekstrem, kur pas golit vendimtar që shënoi përpara një jave me Nantën, sot e ka lënë këtë skuadër në inferioritet numrik, në sfidën e vlefshme për javën e katërt të Ligue 1 përballë Bordosë. Ai sërish ka luajtur si mbrojtës i majtë, teksa në fund të pjesës së parë, fill pas pësimit të një goli nga Nantë, ka marrë një të verdhë për një ndërhyrje të ashpër ndaj Saviet.

Por me fillimin e së dytës (51′) ka marrë edhe një tjetër, që është konvertuar në të kuq pasi goditi në gju Chantome. Kështu për gati 40 minuta, skuadra e shqiptarit ka luajtur me 10 vetë, duke mos pasur jo vetëm mundësinë të barazojë, por edhe të shmangë golin e dytë të Bordo. Kjo për Nantën ishte humbja e parë pas 4 javësh, teksa mban vendin e tetë. Ndërsa, Lenjani do t’i përgjigjet tashmë grumbullimit të Kombëtares, ndërkohë që me rifillimin e kampionatit francez, do të duhet të bëjë një ndeshje pushim.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.