Lenjani as në stol, sinjal për ikje nga Rennes

0
SHPËRNDAJE
Loading...

lenjaEmir Lenjani është lënë jashtë listës së lojtarëve, për ndeshjen e sotme që Rennes luan për javën e dytë të kampionatit ndaj Montpelier. Trajneri francez Montanier nuk ka preferuar që mesfushorin shqiptar ta ketë as në stol. Një sinjal ky, që ndoshta tregon se Lenjani mund të jetë drejt rrugës së largimit nga skuadra aktuale. Ditët e fundit, në shtypin francez është shkruar për një interesim të tij nga ana e një tjetër skuadre të Ligue 1, që është pikërisht Nantë. Me siguri, situata jo e mirë te Rennes dhe ideja se te Nantë mund të ketë më shumë hapësirë, do ta bindë Lenjanin të ndryshojë ekipin, duke mbetur gjithsesi brenda Francës. Ndonëse për lojtarin e Kombëtares kuqezi ka prej kohësh interesim edhe nga Gjermania e Italia. Gjithçka varet nga hapësira që do t’i garantojnë skuadrat që e duan.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.