Lenjani, gol 3-pikësh në debutimin me Nantë (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

Debutim më të mirë s’mund të imagjinonte. Ndërrimi i ambiemtit i ka dhënë menjëherë efektet për Emir Lenjanin, i cili në aktivizimin e parë si titullar me Nantë, ka arritur të shënoj gol. Depërtim i fuqishëm në zonë nga e majta i kuqeziut, që ka befasuar mbrojtjen kundërshtare me gjuajtjen e tij diagonale. Madje bëhet fjalë për një nga realizime me vlerën e tri pikëve, pasi ka dhënë fitoren 1-0 në takimin e javës së tretë përballë Reims. Lojtari i Kombëtares shqiptare është aktivizuar si mbrojtës i majtë dhe në minutën e 76′ ka lënë firmën e tij të rëndësishme në ndeshje.

Lenjani bëhet golashënuesi i tretë shqiptar në historinë e Ligue 1, pas Edvin Murati dhe Lorik Cana. Ai u transferua në fillim të kësaj jave nga Rennes, ku nuk pati shumë hapësira, pikërisht te Nantë, ku menjëherë trajneri armen Der Zakarian i besoi një vend titullari. Dhe Lenjani ia shpërbleu në mënyrën më të mirë, duke i dhuruar fitoren e dytë në tre javë të kampionatit francez.

Shikojeni golin:

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.