Lenjani, jashtë Kombëtares

0
SHPËRNDAJE
loading...

Ermir Lenjani nuk do të jetë pjesë e Kombëtares në grumbullimin e radhës për ndeshjet kundër Italisë dhe Bosnjë- Hercegovinës.

Kjo jo për kapriço të futbollistit apo as të trajnerit të kuqezinjve, por për sjellje aspak profesionale të skuadrës franceze të Renesit.

SITUATA

Për drejtuesit dhe stafin teknik të Renesit, nuk mjaftojnë as tri ndeshje si titullar në Europian që Lenjani ka zhvilluar, për ta aktivizuar atë në ekip apo as për ta grumbulluar në ndeshje zyrtare. Jo vetëm kaq, por mesfushori shqiptar ka zhvilluar jo pak, por 24 ndeshje me skuadrën e Nantës në edicionin e më- parshëm. Megjithatë, asgjë nga këto nuk kanë bërë që drejtuesit e ekipit aktual të shqiptarit të reagojnë dhe të sillen në mënyrë profesionale. Lenjani nuk u lejua të largohej në merkaton e janarit, ndonëse kishte një sërë ofertash. Mediat franceze kanë bërë disa herë raportime, duke pasqyruar gatishmërinë dhe gjendjen e mirë fizike të shqiptarit, duke shprehur habinë përse ai nuk grumbullohet nga trajneri i Renes.

KOMBËTARJA

Për fat të keq, “Panorama Sport” ka mësuar se kjo ka bërë që shqiptari të humbasë mundësinë për të qenë pjesë e Kombëtares për të dhënë kontributin e tij siç ka bërë deri më tani. Fatmirësisht, kontrata e Lenjanit me Renesin përfundon në fund të këtij sezoni dhe lojtari do të ketë mundësinë të largohet i lirë në një ekip tjetër ku të tregojë aftësitë e tij. Për kontributin që ka dhënë për kuqezinjtë, Lenjani i ka dyert e hapura në skuadër dhe me gjetjen e një skuadre, ai pritet të k

S'KA KOMENTE

Comments are closed.