Lenjani larg Rennes, trajneri nuk i jep garanci

0
SHPËRNDAJE

Emir Lenjani mund të ikë nga Rennes gjatë kësaj vere. Trajneri i skuadrës franceze, Ludovic Baal ka qenë i qartë në një deklaratë të dhënë së fundi për shtypin francez: “Lenjani ka detyrën për të marrë pjesë me Shqipërinë në Europian. Por unë nuk mund t’i garantoj dot një vend titullari. Prandaj, ai mund ta ketë të nevojshme të largohet nga klubi”. Kështu duket se e ka në dorë vetë mesfushori për të vendosur nëse do të vazhdojë të luftojë për një vend te Rennes, apo do të zgjedhë të shkojë diku tjetër, ku mund t’i japin garanci.
lenjanVetë Lenjani para disa kohësh u shpreh se do të qëndrojë te Rennes, për të bërë ç’mos që të bindë trajnerin. Gjithsesi, zhvillimet e merkatos janë gjithmonë të papritura dhe kurrë nuk i dihet. Ndoshta, mund të ketë një rindezje të “sirenave” nga Bundesligës gjermane. Atëherë ndoshta Leanji do ta ketë të vështirë për të refuzuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.