Lenjani mes më të mirëve, krah Thiago Silvës

0
SHPËRNDAJE

Gol menjëherë që në debutimin me fanellën e Nantës. Emir Lenjani e shkroi emrin e tij mes Edvin Muratit dhe Lorik Canës, të cilët ishin golshënuesit e vetëm shqiptarë të Ligue 1 deri të shtunën. Për këtë debutim fantastik, prestigjozja franceze “L’Equipe” e ka përfshirë Emirin në formacionin më të mirë të javës. Bie në sy fakti se mëngjërashi i Kombëtares shqiptare është në krah të Tiago Silvas në këtë 11-she.

forL

Formacioni i javes i publikuar nga L’Equipe

 

 

Ndeshjen e radhës Nantë do ta luajë të dielën në transfertë me Bordeaux, aty ku Lenjani pritet sërish ta nisë titullar. Ndërkohë që direkt pas ndeshjes do të niset për në grumbullim me Kombëtaren e Shqipërisë, për të qenë gati për ndeshjen e parë të radhës me përfaqësuesen që do të jetë e vlefshme për eliminatoret e Euro 2016, pikërisht kundër Danimarkës me 4 shtator.

lena

S'KA KOMENTE

Comments are closed.