Lenjani në fushë, Nantes mposhtet në “shtëpi”

0
SHPËRNDAJE

Ermir Lenjani
Ermir Lenjani

Legjionarët/ Nantes ka pësuar një humbje të papritur në shtëpi teksa u mposht nga Montepellier me rezultatin 0-2. Ka qenë një ndeshje e dobët për skuadrën e lojtarëve shqiptarë, teksa në fushë ka qenë vetëm Ermir Lenjani. Mbrojtësi i krahut që aktivizohet si mesfushor luajti për 90 minuta në këtë përballje ndërsa Lorik Cana mungoi për arsye dëmtimi. Nantes vuajti disi në mbrojtje duke qenë e çoroditur, duke pësuar edhe dy gola që e largojnë përfundimisht nga objektivat për Europën, teksa mbijetesa është e siguruar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.