Leo Messi heq dorë nga Argjentina ?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

messi

Humbja e Argjentinës në finalen e Copa America përballë Kilit duket se po e shtyn Leo Messin të heqë dorë nga kombëtarja, edhe pse për një kohë të kufizuar.

Në këtë mënyrë përshkruhet situata e yllit argjentinas në faqet e gazetës argjentinase Ole’ sipas të cilës Leo gjatë pushimeve që po kalon në Rosario, po mendon edhe për një tërheqje të përkohshme nga radhët e kombëtares. Por çfarë do të thotë kjo ? Mungesa e Messit do të përkonte me mospjesëmarrjen në ndeshjet e kombëtares në Shtator, dhe të rikthehet në këtë mënyrë në Tetor për ndeshjet kualifikuese të Botërorit.

Një vendim të ngjashëm Lionel Messi e mori edhe vitin e shkuar kur vendosi të largohej përkohësisht nga kombëtarja pas humbjes me Gjermaninë në finalen e Botërorit. Mesa duket këtë herë ylli argjentinas nuk do të jetë i vetëm pasi të njëjtën gjë po mendon të bëjë edhe shoku i tij i skuadrës te Barcelona, Javier Mascherano. Mbrojtësi po e mendon seriozisht tërheqjen për një farë kohe nga kombëtarja bardhekaltër.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.