Leo Messit i ndodh e papritura në ndeshjen ndaj Betisit

0
SHPËRNDAJE

I ndodhi fenomenit të parë të Barçës, Ronaldinjo, kur shënoi dy supergolat në fitoren 3-0 në fushën e Realit, dhe tifozët në “Bernabeu” u ngritën në këmbë duke e brohoritur. i ndodhi Kristiano Ronaldos, sezonin e kaluar, pas golit me roveshatë në Torino, kur tifozët e Juventusit e duartrokitën me respekt, i ndodhi përsëri Lionel Mesit.

Nuk ishte hera e parë për njërin nga tre gjenitë e futbollit (siç thotë Fabio Kapelo), por ishte gjithsesi, mjaft emocionuese. Publiku në stadiumin e Betisit, “Vijamarin” u ngrit në këmbë pasi “Pleshti” argjentinas plotësoi tregolëshin personal, me një perlë të minutës së 85-të. Më parë kishte shënuar nga goditja e dënimit, si dhe nga një aksion si prej ping-pongu me Suarezin.

“I falenderoj shumë, – tha Mesi pas ndeshjes, – kurrë ndonjë tifozeri rivale nuk më ka brohoritur në këtë mënyrë, por këtu na presin gjithnjë shumë mirë, edhe pse jemi rivalë”. Trajneri i Betisit, Kike Setien, pohoi se “më erdhi shumë mirë që publiku brohoriti Mesin, është e ndershme ta nderosh kështu”.

Setien theksoi se “Mesi ka një nivel që askush tjetër nuk i afrohet, askush nuk i bën mrekullitë kaq shpesh dhe ka lehtë sa ai, ndoshta dikur Pele, por besoj se askush nuk i ka bërë këto në çdo ndeshje”.

Messi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.