L’Equipe: Një “Top i Artë” për pankinën e Marseille ?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

zinedine-zidane-real-madrid

Marcelo Bielsa ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Marsejës mbrëmjen e së shtunës duke i shokuar të gjithë. Në një letër të shkruar, trajneri argjentinas tha se ishte ende pa kontratë pasi fillimisht kishte gjetur akordin me klubin por më pas Marseja ndryshoi kushtet e kontratës duke bërë që gjithçka të ndryshonte. Sipas prestigjozes L’Equipe për të zëvëndësuar argjentinasin, Marseja po mendon as më pak e as më shumë sesa për Zinedine Zidane. Marsejezët po mendojnë për trajnerin e Real Castillas si njeriun e duhur për të marrë drejtimin e ekipit pas largimit të Bielsas.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.