Levi: Kukësi nuk ka shanse me Legian

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Për shtypin polak, ish-trajneri i Skënderbeut, por që sot drejton Flamurtarin e Vlorës, Stanislav Levi ka folur në lidhje me ndeshjen e sotme që pret Legian ndaj Kukësit, për Europa League. “Natyrisht, Legia e Varshavës është favorite dhe duhet të përparojë lehtësisht në raundin e ardhshëm të Ligës së Europës. Kukësi është një ekip i fortë, por vetëm për kufinjtë shqiptarë. Klubi nuk ka një traditë të madhe, ndërsa në kampionatin vendas ka filluar të luajë vetëm në tri sezonet e fundit. Në sezonin e fundit luftoi deri në fund për të fituar kampionatin, por dështoi në këtë objektiv kundrejt Skënderbeut të Korçës. Unë pashë ndeshjes Kukësi-Torpiedo Zhodino në raundin e parë kualifikues të Ligës së Europës. Shqiptarët fituan 2-0, por takimi pasqyroi një nivel të ulët futbolli”, ka thënë çeku.

stanisGjithashtu, si ekspert i fushës, Levi ka bërë edhe një krahasim midis futbollit polak dhe atij shqiptar: “Sigurisht, kampionati shqiptar është në një nivel më të ulët sesa ai polak apo çek. Këtu luajnë maksimumi vetëm disa lojtarë nga ish-Jugosllavia. Skuadrat përbëhen kryesisht nga lojtarë vendas, mes të cilëve edhe ndonjë që kthehet nga jashtë. Skuadra më e fortë mbetet Skenderbeu”, ka përfunduar trajneri, duke kujtuar ish-skuadrën me të cilën u shpall edhe kampion në sezonin 2011-2012.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.