Levi në stërvitje, por e ardhja mbetet e dyshimtë

0
SHPËRNDAJE

Trajneri cek i Flamurtarit Stanislav Levi ka qenë i pranishëm në seancën stërvitore të ditës së hënë. Ai ka hedhur pas problemet e hasura ditën e dielë në Kukës, tek sa në pushim të ndeshjes po komunikonte me skuadrën dhe është ndjerë keq duke pasur shtrëngim në gjoks nga rrahjet e forta të zemrës. Pas ndihmës së parë të mjekëve të skuadrës ai është qetësuar, por e ka pasur të pa mundur të drejtoj ekipin në pjesën e dytë. Ndërkohë që tashmë ceku ka lënë gjithcka pas shpine. Por në ditët në vazhdim klubi do t’i kryej disa vizita mjekësore trajnerit për të konstatuar gjendjen e tij shëndetësore. Në rast se trajneri do të shfaq probleme, kontrata mund të ndërpritet me konsensus nga të dyja palët. Gjithsesi, mbetet për tu parë, pasi një gjendje të tillë Levi e ka kaluar edhe kur drejtonte Skënderbeun, pikërisht në një ndeshje në Krujë, ndaj Kastriotit.
z12582350Q,Stanislav-Levy-mogl-byc-niezadowolony-po-porazce

S'KA KOMENTE

Comments are closed.