Levi në Tiranë për të vëzhguar Kukësin dhe Malotën

0
SHPËRNDAJE

Stanislav Levi
Stanislav Levi

Superiorja/ Trajneri i Flamurtarit, Stanislav Levi, do të jetë të enjten në stadiumin “Qemal Stafa” për ndeshjen eliminatore për Europa League, Kukësi- Torpedo Zhodino. Çeku i pankinës vlonjate do të jetë në Tiranë për të vëzhguar disa nga lojtarët e ekipit kuksian për të cilët ka shfaqur interes. Levi i cili u emërua në krye të pankinës se Flamurtarit, ka marrë dorë të lirë nga presidenti Idrizi për afrimin e lojtarëve në këtë merkato. Çeku i ka vënë syrin disa prej lojtarëve të verilindorëve, ku kryesori ështe mesfushori vlonjat Hair Zeqiri. Gjithashtu ai do të vëzhgojë edhe mbrojtësin Renato Malota, por rruga drejt lezhjanit duket pak e vështirë pasi mendohet se ai ka arritur akordin me Partizanin, dhe është vështirë për t’a marrë në ekip tashmë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.