Levi: Nisje e shëmtuar, por na duhet kohë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Nuk sesi të jetë i kënaqur me atë që vërejti sot në fushë përballë Teutës. Trajneri i Flamurtarit, Stanislav Levi bën një analizë të ndeshjes: “E nisëm keq, me shumë gabime, duke u përmirësuar në pjesën e dytë, por nuk ia vlejti. Pas pësimit të golit krijuam disa raste, duke merituar ndoshta barazimin. Ndonëse më duhet të theksoj se ne luajtëm shumë keq, ndryshe nga kundërshtarët tanë”.
stansArsyeja për këtë duket se është fare e thjeshtë: “Kemi vetëm pak javë që punojmë bashkërisht. Madje disa lojtarë kanë vetëm pak ditë që stërviten me ne. Prandaj na duhet pak kohë. Kjo ishte vetëm ndeshja e parë dhe Flamurtari i vërtetë nuk është ky”. Nuk pranon as të bëjë një krahasim mes Flamurtarit dhe Skënderbeut që nxorri kampion: “Eshtë herët për të thënë se kush ekip është më i fortë. Kërkoj vetëm të na lini të punojmë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.