Levi nuk mbeti “pa mend” nga ndeshja dhe lojtarët e Kukësit

0
SHPËRNDAJE

 

1441334_424543794337817_1572968514_nSuperiorja/ Trajneri i Flamurtarit, Stanislav Levi, ka qënë i pranishëm në “Qemal Stafa”, për të ndjekur nga afër sfidën Kukësi-Torpedo, të fituar nga ekipi shqiptar 2-0. Trajneri çek ka qënë i interesuar për disa lojtarë të Kukësit. U përfol që Levi ishte në pritje të sulmuesit Peri Pejiç në fund të takimit për ta takuar, por ai është larguar në minutën  70′ të takimin, dhe nuk ka patur se si të presë sulmuesin kroat në fundin e sfidës. Burime pran trajnerit bëjnë të ditur se ai ka qenë I mërzitur me nivelin e ndeshjes dhe lojtarëve që do të ndiqte. Para se të largohej ai është shprehur se ka qënë i pranishëm për të vëzhguar disa lojtarë. Trajneri i kuqezinjve ka dhënë sinjale pozitive vetëm për mbrojtësin Gledi Mici, por nuk ka dhënë asgje konkrete në lidhje me mbrojtësin vlonjat të Kukësit apo lojtarëve të tjerë që ka ndjekur.

Burime të ndryshme mediatike kërkojnë të forcojnë pozitat personale duke sajuar. Gjithsesi, Levi ditën e premte është gjendur në Vlorë dhe ka bërë të ditur shumë gjëra në takimin që ka pasur me drejtuesit, edhe pse presidenti Sinan Idrizi, nuk ka qenë i pranishëm, pasi ndodhet në Stamboll.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.