Levi përplaset me Idrizin për pagat e futbollistëve

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Sinan Idrizi
Sinan Idrizi
Superiorja/ Tek Flamurtari gjërat nuk shkojnë aq mirë në këtë fillim sezoni, kjo edhe pas humbjes që pësuan në javën e parë ndaj Teutës. Presidenti Sinan Idrizi dhe trajneri Stanislav Levi kanë zhvilluar një takim mes tyre ku kane diskutuar për ekipin. Në një moment të caktuar trajneri çek ka kërkuar rrogat për ekipin dhe veten e tij, por kjo gjë duket se i ka rënë në kokë presidentit vlonjat, i cili ka reeaguar menjëherë, ndoshta i shtyrë edhe nga ajo humbje që ekipi pësoi në javën e parë te Superligës.
Stanislav Levy
Stanislav Levy

Mes palëve ka patur një debat i cili ka zgjatur disa minuta, por më pas çdo gjë është qetësuar dhe biseda ka vijuar normalisht. Trajneri Levi nuk ka hequr dorë nga kërkesa e tij për pagat e lojtarëve teksa presidenti Idrizi duket se e ka kuptuar kërkesën e tij. Nga shumë media u përfol se trajneri tashmë është pranë largimit nga Flamurtari, madje si provë do të jetë ndeshja ndaj Partizanit, por këto gjëra janë thjesht spekulime pasi mësohet se trajneri ka marrë sërisht besimin e presidentit Idrizi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.