Levi rrezikon stolin tek Flamurtari

0
SHPËRNDAJE

imageSuperuorja/ Vazhojnë problemet tek Flamurtari, por këtë rradhe ke trajnerin e ekipit. Stanislas Levi ka probleme shëndetsore dhe për këtë arsye ai mund të mos jetë ditën e nesërme në pankinë për të drejtuar ekipin e tij në një ndeshje delikate siç është ajo kundër Laçit. Një e papritur e hidhur kjo për ekipin vlonjat, teksa kjo ndeshje është mjaft e rëndësishme për Flamurtarin, pasi do të kërkohen të merren 3 pikët e para. Ndeshja Flamurtari-Laçi do të luhet në Peqin ditën e dielë në orën 14:00.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.