Lëviz Korabi, uniforma moderne dhe një lojtar i rëndesishëm

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Erzeni KorabiKlubi i Korabit të Peshkopisë ka lajmëruar në rrjetin e FB për realizimin me sukses të sigurimit të bazës materiale që do të jetë mjaft moderne dhe dinjitoze për pjesëmarrjen në futbollin tonë elitar.

Eshtë pikërisht firma “Armafix Armierungen” që do të jetë sponsori zyrtar për sezonin e ri, ndërsa bëhet e ditur se dizenjo e bluzave nuk ka ndryshuar shumë nga sezoni i fundit, ndërsa është fanella e tretë që do të jetë krejtësisht e re.

Përtej këtyre detajeve, ajo që ka shumë rëndësi është edhe afrimi i futbollistëve seriozë dhe të vlefshëm për të pasur një Korab konkurrues në Superiore. Portieri i mirë është sa gjysma e skuadrës thonë, dhe mesa duket në Peshkopi këtë e dinë mirë pasi mësojmë se një nga afrimet e bujshme pritet të jetë ish-portieri i Vllaznisë dhe Lacit, Miro Vujadinovic me të cilin dukët se është arritur akordi.

Pak ditë më parë ju bëmë të ditur se Korabi po negocion me dy portierë, Stivi Frashërin dhe pikërisht Miroslav Vujadinovic por duket se “Vujke” do të gëzojë të drejtën të bëhet gardiani i portës dibrane.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.