Lëviz më në fund Tërbuni, afrime dhe infrastrukturë.

0
SHPËRNDAJE

11146481_576769735759124_1726964478950224539_n
Ekipi pukjan pas fitores 2-0 ndaj Besëlidhjes

Më në fund ka afrime te Tërbuni i Pukës pas largimeve të njëpasnjeshme të cilat bashkë me mungesën e infrastrukturës së duhur për të marrë pjesë në Superiore, e kanë futur tifozerinë pukjane në ethe të medha. Por drejtuesit e klubit po mundohen të japin zemër teksa premtohet që stolat e stadiumit janë gati dhe priten të instalohen shumë shpejt ndërsa edhe përbërja e ekipit do të fuqizohet me disa lojtarë cilesorë. Konkretisht bëhet e ditur se Julian Brahja, Gerald Tushe dhe Ervin Rexha kanë rënë dakort për kalimin te Tërbuni dhe priten të jenë nën urdhërat e trajnerit të sapoemëruar Samuel Nikaj. Duket se më në fund edhe në Pukë futbolli po rifillon të marrë frymë pas atij rrugëtimi të mrekullueshëm të edicionit të kaluar, për të rinisur edhe njëherë të entuziasmojë futbolldashësit e zjarrtë vendas.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.