Lëviz merkato e basketbollit, amerikani Palmer tek Vllaznia

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Ende pa u mbyllur viti 2016 merkato e basketbollit shqiptar ka nisur të lëvizë.

Ka goditur Vllaznia, e cila ka bërë pjesë të sajën amerikanin Darril Palmer, i cili deri më tani ka luajtur në Estoni me skuadrën Tarvas. Më parë ka luajtur për kolegjet amerikane, ndërsa ardhja e tij tek kuqeblutë përbën kulmin e merkatos. Aq më tepër që presidenti i kësaj skuadre, Sokol Dibra, i kishte premtuar ardhjet si qëllim për ta rishpallur Vllazninë kampione të basketbollit shqiptar.

Palmer dallohet për zhytjet spektakolare dhe tek Vllaznia duket se do të shërbejë për gjithçka që i duhet trajnerit Gjeçaj dhe ndihmësit të tij Fation Hallunaj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.