Lëviz Teuta, gati goditja e dytë në merkato

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Pas afrimit të sulmuesit Jasmin Rraboshta, duket se drejtuesit e Teutës kanë filluar të mendojnë edhe për të tjera afrime. Durrsakët duhet të fuqizohen akoma më shumë, pasi tani i presin ndeshjet Europiane.

Orgest Gava
Orgest Gava

“Minuta90.com” ka zbuluar se Teuta ka shfaqur interes për mesfushorin Orgest Gava. Lojtari ishte pjesë e Bylisit në sezonin e kaluar ku u paraqit mjaft mirë, dhe kjo gjë ra në sy të të tjerëve. Tashmë ai është pranë kalimit tek durrsakët pasi elbasanasi njihet mirë nga trajneri Ahmataj, pasi vijnë të dy nga i njëjti qytet.

Ndërkohë tek “Djemt e Detit” ai do të gjente edhe ish shokët e tij të ekipit tek Elbasani si Musta, Hila apo edhe Lamçja. Tashmë pritet të shihet se çdo të ndodhë ditët në vijim, pasi në datën 15 Teuta do të niset drejt Austrisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.