Lëvizin “gurët” në kampin vlonjat

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Flamurtari pritet të ketë një takim pasdite me administratorin Sinan Idrizi, ku pritet të analizohet situata në përgjithesi. Në fakt në kampin vlonjat ka një çështje pagash. U përfol pak kohë më parë në media për 5 rroga paradhënie, por burime pran klubit vlonjat bëjnë të ditur se ende nuk është dhënë asnjë rrogë nga fillimi i punës dhe deri tani. Kjo do të jetë edhe tema kryesore e takimit midis drejtuesve, stafit teknik dhe futbollistëve. Gjithashtu, do të analizohet edhe situata e pikëve, teksa fitorja e fundit ndaj Vllaznisë ka rritur optimizmin në kampin vlonjat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.