Lëvizje të shumta te Kukësi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

kukesi ne stervitjeKukësi sezonin e ardhshëm do të ketë një staf të ri teknik, pasi veç Ernest Gjokës, janë afruar edhe Fatjon dhe Gud Tafaj që do të jenë ndihmësit e Gjokës, ndërsa përgatitës atletik do të jetë Gjergji Poloska.

Ndërkohë në seancën e djeshme ishin në provë edhe tre lojtarë ganezë, si dhe pritet zyrtarizimi i mesfushorit Alban Ramadani, 21-vjeçar që sezonin e fundit është aktivizuar në Itali me ekipin e Pordenone në Lega Pro.

Lajmi bëhet i ditur nga Panorama Sport, sipas së cilës drejtuesit e Kukësit kanë arritur marrëveshjen me mesfushorin shkatërrues.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.